William Walker: Sistemi politik në Kosovë nuk funksionon dhe të gjitha problemet janë manifestim i kësaj dukurie

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, William Voker, u shpreh se  në Kosovë po mbretëron një krizë shumë serioze, jo vetëm politike, por e përgjithshme, që tregon se çfarë ka ndodhur në vend që nga pavarësia, madje që nga çlirimi i saj. Ka shumë çështje që janë akumuluar, si për shembull radikalizimi i të rinjve të Kosovës. Është pastaj krimi i organizuar, mungesa e shtetit ligjor, korrupsioni, të gjitha këto çështje vijnë para një parlamenti, një qeverie që nuk po funksionon. Sistemi politik nuk funksionon dhe të gjitha këto probleme janë manifestim i kësaj dukurie. Të gjitha këto sipas mendimit tim, e kanë fillesën tek hapat që u morën pas çlirimit dhe pas pavarësisë. Unë fajësoj klasën politike, fajësoj ndërkombëtarët që erdhën për t’u bërë mentorë dhe kam frikë se disa herë kanë udhëzuar në drejtimin e gabuar. Mendoj se një pjesë e mirë e korrupsionit në Kosovë, është pasqyrim i korrupsionit që ishte tek UNMIK-u, te disa nga ndërkombëtarët, detyra e të cilëve ishte që t’i tregonin Kosovës se si të bëhej një shtet modern evropian, ka thënë mes tjerash në intervisëtën e tij për “Zërin e Amerikës, z. Wiliam Voker.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Haliti thotë se Presidenti duhet të jetë nga opozita

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të …