Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë për Zerin e Amerikës është cituar të ketë deklaruar se ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion, ndërsa shprehu shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mendoj se shqiptarët duhet të ndihen krenar se institucion e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime kundër figurave politike të përfshirë në korrupsion, apo figurave të përfshirë në grupe të organizuara kriminale. Nëse kam parë një gjë në 8 muaj e kaluar në vend, ajo që i bashkon është se duan të shohin drejtësi. Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë, nuk kanë vend këtu dhe nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë. E ardhmja e këtij vendi nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …