Wolfgang Petritsch: Kosova ka ngecur në zhvillim demokratik duhet qeveri e re dhe qasje e re

Diplomati i njohur austriak dhe njohësi i kahershëm i zhvillimeve në Ballkan, Wolfgang Petritsch, ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta ndaj udhëheqjes aktuale të Kosovës, duke thënë se vendi ka pësuar ngecje serioze në zhvillimin demokratik dhe se duhet urgjentisht një qeveri funksionale dhe e përkushtuar ndaj dialogut. Petritsch tha se nuk ishte dakord me vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës para tre vjetësh, por sot i kupton shumë më mirë shqetësimet e Brukselit. Kur Kosovës iu vendosën sanksionet, nuk isha aspak i lumtur. Por tani, pas gati tre vitesh dhe në këtë situatë të ngecjes demokratike, i kuptoj më shumë kritikët në Bruksel se sa më parë,” deklaroi ai. Petritsch paralajmëroi se Kosova nuk duhet të mbetet “vatër e përhershme krize” dhe theksoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të sjellin stabilitet të ri politik. “Kosova ka nevojë për një qeveri demokratike dhe të gjallë. Duhet të lëvizni nga të qenit problem për Evropën, drejt së qenit zgjidhje. Dialogu duhet vazhduar – ndoshta me një qasje të re, por me institucione funksionale,” shtoi ai. Diplomati austriak vlerësoi se momenti aktual është vendimtar dhe se partnerët evropianë presin nga Prishtina përgjegjësi më të madhe dhe më pak tensione politike.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës

Drejtori i institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka tërhequr vërejtjen se rritja e buxhetit të BIA …