Dokumentet e fundit të FBI-së, zbulojnë se Prokurori Special i SHBA-së, Jack Smith, ka paguar 20.000 dollarë për një burim konfidencial gjatë hetimit ndaj Donald Trump, duke përdorur metoda që përshkruhen si të ngjashme me ato që aplikoi në ndjekjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sipas materialeve të publikuara, zyra e Smith miratoi pagesën për një “spiuni” që ofroi informacione kundër Trumpit në hetimin për përpjekjet e tij dhe mbështetësve për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky zbulim, i dorëzuar nga drejtori i FBI-së Kash Patel në Kongres, konsiderohet nga ekspertët si një dëshmi e “abuzimit të rëndë me pushtetin” dhe një paralelizëm tronditës me taktikat e përdorura në hetimin e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Dokumentet tregojnë se miratimi i pagesës u bë përmes email-it zyrtar nga këshilltari i Smith, Raymond Hulser, më 2 qershor 2023, duke përfshirë edhe Ndihmës-Prokuroren Speciale Julia Gegenheimer. Agjentët e FBI-së kërkuan konfirmimin për pagesën e 20.000 dollarëve për burimin konfidencial, dhe Hulser përgjigjej shkurt: “Dakord, faleminderit”. Ekspertët theksojnë se ky skenar ngre pyetje të mëdha mbi etikën dhe standardet ligjore të prokurorëve specialë, duke nxjerrë në pah paralelizmin e shqetësueshëm mes hetimeve ndaj Trumpit dhe metodave të përdorura ndaj UÇK-së në Hagë. / voxkosova/
Former U.S. President Donald Trump and Special Counsel Jack Smith are seen in a combination of file photos in Washington, U.S., in 2023. REUTERS/Tasos Katopodis, Kevin Wurm
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
