Xhaçka: Vrasja e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve kërkon ende drejtësi

Duke kujtuar masakrën e Reçakut dhe qindra masakra tjera të kryera nga Serbia kundër shqiptarëve anekënd Kosovës, ministrja për Europën e Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shkruar se vrasja e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve kërkon ende drejtësi. “Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim. Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak” ka shkruar ministrja për Europën e Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …