leoni

Talat Xhaferi

Xhaferi: VMRO-DPMNE-ja nuk do transformim të qetë të pushtetit

Kandidati shqiptar për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i ka kritikuar veprimet e VMRO-DPMNE-së për ta zvarritur seancën konstituive të Kuvendit.Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka theksuar se kjo zvarritje po bëhet për qëllime të ngushta partiake. Xhaferi ka e akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe kryetarin Gjorge Ivanov për krizën politike në të cilën është thelluar Maqedonia pas zgjedhjeve. Deputeti i BDI-së ka bërë me dije se VMRO-DPMNE-ja nuk është e interesuar për transformim të qetë të pushtetit. Sipas tij, ajo është i interesuar që të inskenojë situata të palakmueshme brenda kuvendit. Xhaferi i ka bërë thirrje Ivanovit t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e institucioneve të reja e të mos e futë edhe me shumë vendin në krizë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …