Xhavit Haliti

Xhavit Haliti, ka folur për marrëdhëniet delikate në mes të dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe raportin në mes të dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti.  Ai tha se është e pamundshme që Edi Rama të paraqitet si më i afërt me Vuçiqin sesa me Kurtin. Unë mendoj që Edi Rama nuk ka pasur qëllim të keq kur e ka thënë se  trupat e KFOR-it duhet ta marrin nën kontroll Veriun. Ne e kemi dëgjuar shumë mirë edhe qëndrimin e tij në raport me Bashkimin Evropian i cili nuk pranoi të nënshkruajë pa u futur në deklaratën e BE-së edhe çështja e sulmit ose vrasjes së policit në veriun e Kosovës nga grupi terrorist. Xhavit Haliti  thotë se  Edi Rama është në krahë të Kosovës dhe nuk e besoj që ka diçka kundër Kurtit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …