https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti kritikon Gjykatën Kushtetuese: “Nuk është rol i saj të japë urdhra, por të qartësojë rrugën ligjore”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar qasjen e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e situatave institucionale, duke theksuar se ky institucion nuk duhet të marrë rolin e një organi urdhërues, por të sqarojë me qartësi rrugën ligjore për zgjidhjen e ngërçeve politike. Haliti u shpreh se heshtja e Gjykatës në publikimin e plotë të aktgjykimit ka shtuar paqartësitë në opinion publik dhe ka penguar transparencën institucionale. “Uroj që Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë detaje të plota për mënyrën se si duhet të dilet nga ngërçi, e jo të lërë hapësirë për interpretime të dyfishta. Gjykata nuk ka mandat të ‘urdhërojë’, por të sqarojë se si duhet të veprohet,” deklaroi ai. Haliti theksoi po ashtu nevojën për një proces më të besueshëm e të verifikueshëm në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e vlerësuar pavarësinë dhe profesionalizmin si parakushte themelore për funksionimin e saj. “Shtetet demokratike nuk e vënë në diskutim vendimin e gjykatave kushtetuese, ato thjesht zbatohen me përpikëri,” përfundoi Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin alarmon për njëanshmëri në Hagë: Rastet kur gjyqtarët e Speciales u treguan tendenciozë

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi …