Xhavit Haliti: Nuk ka kushte që zgjedhet të mbahen tani, PDK duhet t'i bashkohet Qeverisë aktuale të drejtuar nga Hoti

Xhavit Haliti: Presidenti duhet të zgjidhet me marrëveshje mes pozitës dhe opozitës

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati për president të Kosovës dhe nëse ekziston ndonjë marrëveshje konkrete politike lidhur me këtë proces. Haliti tha se për momentin nuk ka informacione për ndonjë emër konkret që mund të propozohet për këtë post. Ai theksoi se qëndrimi i tij do të jetë në përputhje me vendimin që do të marrë Partia Demokratike e Kosovës. “Varet nga zhvillimet. Nuk e di kush është kandidat dhe a ka ndonjë marrëveshje. Individualisht mendoj se është koha që presidenti të zgjidhet me marrëveshje mes pozitës dhe opozitës”, deklaroi Haliti. Sipas tij, zgjedhja e presidentit përmes konsensusit politik do të kontribuonte në stabilitet institucional dhe funksionim më të mirë të sistemit demokratik. Deklarata e Halitit vjen në kohën kur në skenën politike në Kosovë po zhvillohen diskutime të gjera për procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj

Bajram Begaj ndjek situatën e përmbytjeve dhe apelon për bashkëpunim të qytetarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive …