Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla kërcënon edhe KFOR-in, nëse nuk i heq barrikadat, ai nuk do të presë dhe do t’ i heq vetë (!)

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më në fund pranoi  se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar. Ne  po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vetë barrikadat. Ata të KFOR-it kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që këtë angazhim të tyre ta realizojnë. Por, pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionin policor Jarinë dhe Leposaviq, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Unë besoj se KFOR-i dhe gjithë faktori ndërkombëtar do të angazhohet maksimalisht që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Duket se këtyre kërcënimeve Sveçla nuk iu beson as vetë, por ja që është mësuar që fjalët e fundit t i thotë të parat.  Gjatë protestës së djeshme në Rudarë të Zveçanit, kryetari  i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …