Xhelal Sveçla: Palët e përfshira në konflikt, në lokalin “Bon Vivant”, kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale

Ministri i Brendshëm,  Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm në lokalin “Bon Vivant”, ku pas të shtënave me armë zjarri u vra një person dhe u lënduan 20 të tjerë. Sveçla ka thënë se palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale, për të cilët thotë se kanë qenë të lirë për arsye të dështimeve të drejtësisë. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme! Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre.Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal” shkruan Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …