Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla: Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës

Pas gjetjes dhe sekuestrimit të dhjetë detonatorë ndezës me fitila nga ana e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ka reaguar në faxcebook, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka shkruar se “Kushtetutshmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhënjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale. “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve” ka shkruar në adresen elektronike, facebook, ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2026, në Republikën …