Xhemail Peci: FIORDA DOMI-LOKAJ, BLETA SHQIPTARE E RADIO TELEVIZIONIT TË KOSOVËS

Xhemail Peci: FIORDA DOMI-LOKAJ, BLETA SHQIPTARE E RADIO TELEVIZIONIT TË KOSOVËS

Ruzhdi Domi

‘Ruzhdiu është një emblemë e kamerës në Kosovë dhe i tillë ka mbetur. Është fat i madh që edhe pasardhësit e tij po e trashëgojnë këtë ‘zeje’ ta quajë të Ruzhdiut, me shumë dinjitet dhe profesionalizëm.

Ruzhdi Domi ka qenë ithar i thyerjes së shabloneve dhe kjo më ka bërë përshtypje. Asnjëherë nuk ka xhiruar në një pozicion. Do me thënë, ka luajtur, siç themi ne ka lozur me kamerën. Dhe kjo e ka bërë aë evitimin e monotonisë nȅ çdo shënim, emision apo çfarëdo që kemi punuar.

Trupi ka moshȅ kurse shpirti nuk ka moshë. Ruzhdiu është një ekspert dhe është kuadër. Tani ligjet janë të tilla por do të doja që një profesionist i tillë kurrë të mos e merrte letrën e pensionit.

Unë nuk e quaj Ruzhdiun që është në pension. Është në pension juridikisht por shpirtërisht nuk besoj se Ruzhdiu e ka braktisur kamerën, dhe shpirti i Ruzhdiut, them me shprehjen pak ‘i rebeluar’, do të bëjë që të vazhdojë profesionin e tij, sepse konsideroj se Ruzhdiu: KAMERËN E KA DASHURUAR!’ (Shaqir Foniqi)

***

Xha Ruzhdiu ka pasur, siç do tȅ shprehej Ramiz Kelmendi, njȅ jetȅ me vija dhe vragȅ, me vuajtje dhe sakrifica. Megjithatȅ, çdo fȅmijȅri ka njȅ ȅndȅrr, ȅndrra e shoqȅruar me mandolinȅn e blerȅ nga babai, dhe njȅ ditȅ mandolina e thyer dhe e ndarȅ nȅ dy pjesȅ, si vetȅ zemra: njȅ pjesȅ pȅr mandolinȅn e thyer dhe tjetra pȅr tȅ pasur njȅ tjetȅr. Pa dyshim, njȅ gjakim dhe njȅ frymȅzim i pareshtur sa dhe i pȅrjetshȅm. Dy dȅshira, dy pasione dhe dy dashuri: njȅra pȅr muzikȅn dhe tjetra pȅr kamerȅn. Reth tȅ dyjave lidhen kȅrshȅria dhe kȅnaqȅsia shpirtȅrore. Njȅ jetȅ e shkrirȅ nȅ kamerȅ, nȅ anȅn vizuale tȅ ngjarjeve dhe manifestimeve, nȅ reportazhe e drama muzikore, nȅ lajme e në transmetime, tȅ cilat ai i shpalos nȅ retrospektivȅn e kujtimeve tȅ tij pȅrplot mbresa:

‘Kemi qenȅ njȅ shoqȅri qȅ e kemi ndihmuar njȅri-tjetrin. Vullneti pȅr punȅ ka qenȅ shumȅ i madh. Televizioni pȅr mua ka qenȅ shtȅpi e parȅ. Kurrȅ nuk kam menduar pȅr veten nȅ punȅ, por pȅr tȅ pȅrgjitshmen. Pȅrmes kamerȅs shohin miliona njerȅz. Sa mȅ shumȅ kam pasur pengesa, jam bȅrȅ mȅ i fortȅ. Kam qenȅ kȅmbȅngulȅs: O e bȅj kȅtȅ, o nuk i them vetes Ruzhdi.’

Nuk ȅshtȅ rastȅsi pse nȅ evokimin e kujtimeve tȅ tij, ai vȅ theksin tek puna, tek sakrifica, tek vullneti i pathyer, tek vetȅmohimi e tek pȅrkushtimi, por edhe tek respekti e konsideratat e ndȅrsjellta, veçori tȅ njerȅzve me kulturȅ e nȅ shȅrbim tȅ kulturȅs, tek dashuria pȅr punȅn si dhe dashuria pȅr njerȅzit.

Krahas kȅtyre tipareve, atij nuk i ka munguar as prirja e theksuar pȅr humorin, me tȅ cilin ai e ka bȅrȅ dhe e ben bisedȅn gjithmonȅ mȅ tȅ kȅndshme. Humorin dhe satirȅn e ka mishȅruar shpesh edhe nȅ skenarȅt e shkruar, duke qenȅ edhe ideator i projekteve tȅ shumta kulturore.

Tek flet me nostalgji pȅr tȅ kaluarȅn, si fjala vjen pȅr Lojȅrat Dimȅrore Olimpike nȅ Sarajevȅ 1984, pȅr organizmin e manifestimit Miss. Gjakova 1995, pȅr rapsodȅt Bajrush Doda, Tahir Drenica, Hashim Shala etj., ai shprehet sa me urtȅsi po aq edhe me modesti: ‘Kurȅ nuk them qȅ kam mȅsuar edhe di. Pȅrkushtimi ȅshtȅ element kryesor nȅ çdo profesion.’

Pȅrveç se ȅshtȅ Mjeshtȅr i Kamerȅs, xha Ruzhdiu ȅshtȅ edhe mjeshtȅr i humorit e i meseleve tȅ shumta, pȅr çka ȅshtȅ vlerȅsuar drejt dhe lart edhe nga kolegȅt e tij: ‘Nga aspekti profesional ka folȅ puna e tij deri tani. Megjithatȅ, Ruzhdi Domi mbi tȅ gjitha ȅshtȅ njeri, qȅ nȅ ditȅt e sotme ȅshtȅ shumȅ e rrallȅ ta takosh. Ai shpesh ka qenȅ mȅ gazetar si gazetari. Ka qenȅ regji nȅ vete. Ka qenȅ i vetmi qȅ asgjȅ s’tȅ ka thȅnȅ direkt, por me batuta e mesele t’i ka thȅnȅ tȅ gjitha.’(Lendita Azizi).

Edhe nȅ pȅrshtypjet dhe vlerȅsimet e veçanta tȅ gazetares Lumira Kelmendi, ai shfaqet sa me urtinȅ e tij po aq edhe me humorin e kȅndshȅm: ‘Me ato mesele siç e dimȅ-janȅ dhjetȅra nȅ popullin tonȅ, e pȅrveç se meselet thuhen tek njȅri-tjetri, ato mund tȅ shȅrbjenȅ edhe nȅ jetȅn tonȅ private. Dhe axha Ruzhdi: kurrȅ nuk kemi pasȅ ndonjȅ udhȅtim, e tȅ mos ketȅ pasȅ ndonjȅ mesele apo tȅ mos thotȅ diçka, por qȅ e lidhte me muhabetin qȅ bȅnim nȅ veturȅ, ose fillonte diçka apo shihnim diçka rrugȅs, dhe ai gjithmonȅ e ndȅrlidhte me njȅ mesele apo pȅrvojȅ tȅ tijȅn,’

T’i takosh njȅ brezi prijatarȅsh, pȅrveç se privilegj ȅshtȅ nȅ radhȅ tȅ parȅ kȅnaqȅsi. T’i takosh njȅ tradite familjare ku muzika dhe kultura janȅ pjesȅ pȅrbȅrȅse ȅshtȅ krenari, tȅ kesh dhunti dhe ta trashȅgosh atȅ ndȅr breza ȅshtȅ njȅ lumturi e veçantȅ.

Ruzhdi Domi i gȅzon tȅ gjitha kȅto begati. Ai ȅshtȅ njeri i cili gjatȅ gjithȅ jetȅs sȅ tij ka shfaqur kȅrshȅri pȅr tȅ mȅsuar prej tȅ tjerȅve, por edhe qȅ ka pasur kȅnaqȅsi pȅr ta transmetuar dijen dhe shkathȅsinȅ e tij tek tȅ tjerȅt. Duke mȅsuar prej brezave pararendȅs, ai ia ka dalur pȅr mrekulli pȅr ta bartur pȅrvojȅn e tij mjaft tȅ pasur tek brezat e tjerȅ, duke gȅzuar kȅshtu sa falenderimin po aq edhe mirȅnjohjen e tyre.

Duke qenȅ i pȅrkushtuar nȅ punȅn e tij dhe i dalluar pȅr vullnetin e tij tȅ pathyeshȅm, ai ȅshtȅ shquar nȅ vazhdimȅsi pȅr njȅ modesti sa të veçantë po aq edhe domethënëse, e cila nȅ vetvete shpalos njȅ madhȅshti. Me fjalȅn e tij tȅ urtȅ, me pȅrvojȅn e tij tȅ begatȅ, me kȅshillȅn e tij tȅ vyer, me shembȅlltyrȅn e punȅs sȅ tij, me zgjuarsinȅ e tij si dhe me dashurinȅ e tij pȅr kamerȅn, ai ka dhȅnȅ çdo gjȅ nga vtevetja pȅr tȅ gdhendur nȅ kujtesȅn e kohȅs si dhe nȅ memorien e brezave, pamjet e paharruara tȅ regjistruara nȅpȅrmes kamerȅs sȅ tij. Nuk ka dyshim se ai ȅshtȅ njeriu i cili kamerȅs sȅ tij-dashurisȅ sȅ tij tȅ madhe, ia ka falur syrin e shqiponjȅs. Pȅrmbi tȅ gjitha, ai ȅshtȅ, siç do tȅ shprehej me aq finesȅ Ernest Koliqi pȅr Mustafa Krujȅn: Njeri i Kulturȅs.

Pa dyshim se ȅshtȅ krenari ta meritosh dhe ta gȅzosh njȅ epitet si ky. Njȅ epitet si ky, nuk ka se si tȅ mos na bȅjȅ krenarȅ edhe neve. Njȅ epitet si ky u falet vetȅm atyrë që lënë gjurmë të pashlyera, atyre që trasojnë e rrugë e që hapin shtigje, atyre që bëhen me jetën dhe me veprën e tyre shembëlltyra të papërsëritura. Pra, një epitet si ky u falet gjithmonë me pietet, pinjojve tȅ breznive orȅmira.

Duke qenȅ njȅ nga kameramanȅt e parȅ nȅ Kosovȅ, dhe duke shȅrbyer nȅ njȅ mision kaq fisnik pȅr mȅ shumȅ se dyzet vjet rrjesht (prej vitit 1974), ai është bërë simbol i një misioni të tillë, ai është bërë udhërrëfyes i një përkushtimi të tillë, ai është bërë një figurë emblematike. Prandaj, fjala e tij e urtȅ dhe me peshȅ ka njȅ kuptimȅsi tȅ veçantȅ, sa herȅ qȅ u drejtohet atyre qȅ e duan lirinȅ dhe kulturȅn: ‘Vetȅm liria ka me qenȅ pasuria mȅ e madhe e njȅ populli’, njëlloj sikurse edhe porosia tjetȅr gjithmonȅ aktuale: ‘Duhet respektuar njȅri-tjetrin’, ‘Duhet pȅrkushtim e pȅrqȅndrim nȅ punȅ e me kamerȅ’’…

Ndonȅse nȅ pension ai ka gjithmonȅ njȅ pasion e njȅ zjarr rinor. Ështȅ pikȅrisht kamera ajo qȅ ie jep kȅtȅ vrull, kȅtȅ gajllȅri. Ai ȅshtȅ si Anteu i mitologjisë antike, qȅ forcȅn e merr nga dashuria pȅr tokȅn e tȅ parȅve, por ai është njëkohësisht edhe njeriu e mjeshtri që kamerës së tij ia ka falur sytë e shqiponjës.

E përveç se është një njeri me përkushtim të veçantë, Ruzhdi Domi është edhe krijues i gjithanshëm, gjë që e ka dëshmuar me përvojën e tij të gjatë dhe mjaft të begatë. Ai shquhet për dashurinë që ka për fotografinë (‘Fotografia nuk ka zë, por flet’), për dashurinë e tij për kamerën, për estetiken, për të bukurën dhe për të madhërishmen, për muzikën dhe për artistiken, për dashurinë ndaj kulturës së kombit që i takon, për gjuhën e bukur shqipe, për lulet dhe për kopshtin (të cilat duke i rregulluar me aq dashuri e pasion, sikur të përkujton thënien e njohur të Samiut të Frashëllinjve se ‘dheu është flori’); për Gjakovën dhe për Prishtinën, si dhe për trashëgiminë tonë përplot thesare kulturore kombëtare.

Fjala e tij është gjithmonë e latuar hollë, e gdhendur bukur dhe e gatuar aq hijshëm, mendimi i tij sa i mprehtë është po aq edhe i bluar thellë, porosia e tij sa e madhe është gjithmonë aktuale. Jo rrallë, porositë e tij të shpalosura si mesazhe për brezat që vijnë, ngjajnë me ca postulate të veçanta: ‘Është e rëndësishme të jesh vetvetja. Pra, pa lajka e pa zbukurime. Është e rëndësishme të përdorësh fjalët e gjuhës sate, kur nuk ka nevojë të folësh të huajën. Është e rëndësishme të punohet pa hile, e me përkushtim.’

Nuk ka dyshim se një dhunti e veçantë e tij është të shkruarit. Skenaret e tij janë tablo të mrekullueshme nga jeta përplot vrull sa dhe të papritura, përplot mbresa sa dhe sfida. Personazhet dhe dukuritë e këtyre skenareve/dramave janë nga jeta dhe jo nga përfytyrimet e autorit. Ai ka takuar njerëz të shumtë e të profileve të shumta, ai ka përjetuar shumë dhe ka mbajtur në mend shumë tipa e prototipa, shumë dukuri e fenomene, të cilat i ka shpalosur në shkrimet e tij me vlera të shumta.

Fjala vjen, në skenarin e parë të librit ‘70 vjet, 7 skenare’, skenar i titullluar ‘Mitingu i Poezisë’ (Nuk din baba), shfaqen tablo të një jete të mbushur me ankth, paradokse e padrejtësi. Aty përplasen mentalitette dhe brezni, aty vihen kundruall njëri-tjetrit konceptet në prizmin etër dhe bij, aty ballafaqohen pseudoatdhetarët me tradhtarët, pseudoideologët me demagogët, kameleonët me sharlatanët, liliputanët me dragomanët, profesori dhe injoranti, i vdekuri dhe i gjalli.

Nga përurimi i librit të Ruzhdi Domit: ’70 vjet-7 skenare’

Gjakovë, shtator 2017

Ruzhdi Domi është mjeshtër i paraqitjes së situatave dhe tablove paradosale, sa në retrospektivë po aq edhe në intraspektivë, me një figuracion të pasur e me një gjuhë të larmishme, e cila herë është e mbushur me ironi e herë me sarkazmë, herë me qesëndi e herë me shpoti, që herë therrë si hosteni e here si anxa. Maja e penës së tij ngjet me thimthin e anxës, ai fshikullon pa mëshirë hipokritët dhe demagogët, ata të djeshmit dhe ata të sotmit, ata pa përvojë dhe ata që pandehin se janë të regjur në vaj e në uthull.

Autori e vendos ngjarjen kryesisht në dy linja paradoksesh: E para është linja e kremtes së festë kombëtare 28 Nëntorit, përderisa personazhi që hiqet si patriot-Rasimi, ndonëse ka bërë më shumë se një dekadë burg, detyrohet që mu në festën kombëtare të mbledhë kanaqe nëpër rrugë. Linja e dytë është ajo e pjesëmarrjes në ngushëllim për vdekjen e Vuçes, por ku kërcet muhabeti, mezja e rakia. Nëpërmjet Rasimit, i cili skalitet si njeri i pashkollë por që në të vërtetë është personazhi bosht në këtë skenar, rreth të cilit vërtitet e gjithë ngjarja.

Domi me një intuitë të veçantë krijuesi, ka projektuar Rasimin si njeri i cili me rrëfimet e tij për të djeshmen dhe të sotmen, pa e lënë anash as të nesërmen, demaskon shumë dukuri dhe fenomene të së shkuarës por edhe të së tashmes në jetën tonë.

Gjuha poetike e përdorur me thekse të veçanta e në funksion të përshkallëzimit të dramacitetit të tekstit, është mjaft funksionale në përmasën e një humori, të cilin Ruzhdi Domi e vë në pah si mjaft të lezetshëm e përplot intelekt.

E folmja karakteristike e Gjakovës, e gërshetuar me një frazeologji mjaft të pasur, i ka dhënë një mundësi shtesë autorit që pikërisht nëpërmjet humorit dhe mençurisë që përfaqëson ky humor, të godas pa mëshirë, mbetjet e së djeshmes dhe mjerimin e së sotmes.

Ky skenar mjaft i rrallë, i rrallë për bukurinë e shprehjes, për gjuhën e pasur figurative, frazeologjike dhe poetike; i rrallë për përkushtimin krijues, i rrallë për tematikën ideo-estetike që ngërthen dhe mesazhin që shpalos, më kujton një thënie të njohur të doajenit të gazetarisë sonë, Ramiz Kelmendit: ‘Bota e parasë, për paranë e reth parasë, e solli Kosovën, këtu ku është sot!’

Personazhi me po të njëjtin emër – Rasimi, shfaqet edhe në dramën-komedinë ‘Copë qindshe-Zona C!’ dhe se këtu përmes tij, Domi ka shpalosur një nga monologët më të bukur dhe të realizuar mrekullisht. Përmes këtij personazhi jo vetëm që vihen në sfond hallet dhe dertet e shumta të njeriut të thjeshtë shqiptar por pikërisht përmes këtij personazhi mjaft interesant riaktualizohet sërish në jetën shoqërore shqiptare legjenda e misrit, apotheoza e miellit, miti i pensionit si mjet ekzistence që shpesh vete në anakronizëm të skajshëm me shumën të cilën shteti ‘shpërblen’ të kalburit nëpër kazamatet jugosllave. Edhe këtu autori thumbon for demagogjinë dhe megalomaninë, ëndrrën për pushtet dhe lajkat që bëhet për të arritur në majat e tij.

Edhe në skenarët e tjerë, si ‘Bingo’, ‘Paja e Nusërisë’, ‘Academy Harvard’, ‘Romeo’, dhe ‘E Përhitura’, shquhet një diniamizëm i brendshëm i skenës, duke shpalosur në vijimësi një ballafaqim situatash e shtresash shoqërore në etapa të ndryshme para dhe pas luftës; gërshetohen dimensioni politik dhe ai social, ngërthehen përmasat e një realiteti shpesh të hidhur që vie si zhgënjim i vazhdueshëm mes të pritmes dhe të realizueshmes, mes shpresës dhe revoltës, shoqëruar shumë shpesh me një gjuhë që fshikullon të metat e shumta që dita-ditës e gërryejnë shoqërinë shqiptare, gjuhë kjo e një humori mjaft elegant e të larmishëm si dhe me një frazeologji mjaft të pasur popullore.

E përderisa në dramaturgji arti i tij fshikullon me armën e satirës, të sarkazmës e me përplot ironi, përderisa me kamerën e tij ai mishëron një jetë të tërë horizontesh me bardhësi të atdhuet, përderisa me artin e penës dhe me syrin e kamerës i flet të sotmes përmes të djeshmes dhe të nesërmes përmes së sotmes, në jetë Ruzhdi Domi është një njeri që në modesti shpreh madhështi, që në mençuri shpalos lartësi, që në fisnikërinë dhe në bujarinë e tij, në dashurinë dhe në mirësinë e tij, shpalos shpirtbardhësinë e tij.

Fiorda Domi-Lokaj

Ka ndodhur shpesh qȅ njerȅzit e pȅrkushtimit dhe tȅ profesionit tȅ veçantȅ, pȅrkundȅr kontributit tȅ tyre nȅ fusha tȅ ndryshme tȅ jetȅs, tȅ kenȅ preferuar tȅ mos duken shumȅ por tȅ qȅndrojnȅ sa nȅ prapavijȅ po aq edhe nȅ modestinȅ e tyre, e cila njȅkohȅsisht paraqet edhe veçantinȅ e tyre.

Nȅ vorbullȅn e jetȅs pȅrplot ngjarje e tȅ papritura, ata qȅ kanȅ dhȅnȅ dhe japin kontributin e tyre tȅ pȅrhershȅm, me punȅn dhe vullnetin e tyre, pa bȅrȅ shumȅ bujȅ, janȅ bȅrȅ pjesȅ e pȅrditshmȅrisȅ sonȅ, pjesȅ e pandarȅ e kulturȅs sonȅ si dhe pjesȅ e rȅndȅsishme e arritjeve tona.

Nuk ka dyshim se Fiorda Domi-Lokaj ȅshtȅ e tillȅ, si me pȅrkushtimin e saj po aq edhe me qȅndrimin e saj, sa me vetȅmohimin e saj po aq edhe me profesionalizmin e saj.

Fiorda Domi-Lokaj, e nderuar nga ish-ambasadori i Shteteve të Bshkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delavi

Nȅ dukje tȅ parȅ, ajo jo vetȅm se shpalos njȅ natyrȅ skofiare, por edhe paraqet njȅ urtȅsi tȅ shoqȅruar sa me modesti, po aq edhe me fisnikȅri e bujari, dȅshmi e qartȅ se ajo jo vetȅm qȅ ecȅn nȅ gjurmȅ pararendȅsish por qȅ gjithashtu i shpalos pikȅrisht kȅto gjurmȅ në vijimësi, pȅrplot pȅrkushtim e besnikȅri.

E shquar pȅr pȅrkushtimin e saj gati-gati proverbial nȅ punȅn e montazhit, dhe e pasionuar deri nȅ vetȅmohim qȅ atȅ ta bȅjȅ nȅ mȅnyrȅ sa mȅ tȅ pȅrsosur, me pȅrvojȅn e saj mjaft tȅ gjatȅ sa dhe tȅ begatȅ, veç tjerash ajo ȅshtȅ bȅrȅ tani pjesȅ e pandashme e emisioneve kulturore si Kultart apo edhe Art-Tema.

Kronikat e panumȅrta tȅ pȅrgatitura nga koleget dhe kolegȅt e saj, tashmȅ kanȅ dorȅn e saj, e jo rrallȅ edhe gjurmȅt e punȅs sȅ saj. Duke qȅndruar shpesh nȅ prapavijȅ ajo i ka dhȅnȅ kuptim emisioneve tȅ realizuara me shumȅ takt, finesȅ dhe pȅrkushtim.

Fiorda Domi-Lokaj, në vendin e punës e të përkushtimit

Duke pasur sy pȅr detajin si dhe një shije të lindur pȅr tȅ bukurȅn e tȅ madhȅrishmen, Fiorda Domi-Lokaj jo rrallȅ ka bȅrȅ bashkȅ copȅzat e njȅ mozaiku kulturor sa domethȅnȅs po aq edhe kuptimplotȅ, dhe i cili prej kohȅsh ka fituar admirimin e teleshikuesve tȅ shumtȅ tȅ Radio Televizonit tȅ Kosovȅs.

Ato që janë në në krye të detyrës, meritojnë jo më pak të jenë edhe në krye të vendit

Nȅ punȅn e saj ka pasion dhe pȅrkushtim, traditȅ dhe novatorizȅm, pȅrvojȅ dhe adhurim, elegancȅ dhe profesionalizȅm. Nȅ njȅ elan tȅ tillȅ shkrihen dhe bȅhen njȅ aftȅsia dhe shkathtȅsia, shija dhe veçantia, afria dhe gatishmȅria pȅr t’u bȅrȅ pjesȅ e ekipit realizues, si dhe gjallȅria e dashuria me tȅ cilȅn flet kultura e breznive orȅmira.

Prandaj, ȅshtȅ sa krenari po aq edhe kȅnaqȅsi tȅ kȅrkosh qȅ tȅ nderosh kȅtȅ dhunti, kȅtȅ begati, kȅtȅ modesti tȅ shpalosur me aq pȅrkushtim dhe me aq dashuri.

Pra, nuk ȅshtȅ zonja Fiorda qȅ po e kȅrkon njȅ gjȅ tȅ tillȅ. Nȅ fakt ȅshtȅ puna e saj, modestia e saj por edhe kontributi i saj i pareshtur.

Nuk ȅshtȅ ajo qȅ po e kȅrkon njȅ gjȅ tȅ tillȅ. Ështȅ kultura shqiptare ajo qȅ po e kȅrkon njȅ gjȅ tȅ tillȅ.

Ajo që na shtynë për të bërë një thirrje të tillë, nuk ȅshtȅ as falenderimi pȅr një pjesȅmarrje tek qe bȅrȅ pȅrurimi i librit ‘Shaqir Foniqi – Maestro i Gazetarisë’, kȅtu e pesȅ vite mȅ parȅ nȅ Bibliotekën Kombȅtare dhe Universitare (sot Biblioteka Kombȅtare ‘Pjetȅr Bogdani’), e madje as edhe adhurimi i veçantë që Fiorda ka për Arbën.

Kjo madje nuk ȅshtȅ thirrja e njȅ fundviti, por ky do tȅ duhej tȅ ishte fillimi-jo pȅr hir tȅ njȅ shpȅrblimi, por pȅr hir tȅ njȅ nderimi.

E veçantȅ pȅr emrin e saj, e veçantȅ pȅr zellin e saj nȅ punȅ, e veçantȅ pȅr skofinȅ e saj kolegiale, e veçantȅ pȅr aftȅsitȅ dhe pȅr shkathtȅsitȅ e saj nȅ fushȅn e montazhit, (madje deri nȅ ato pȅrmasa sa Agron Krasniqi – njȅri prej kolegȅve tȅ saj, njȅ dhunti tȅ tillȅ dhe një zotësi tȅ tillȅ, me të drejtë e pagȅzoi si proverbiale duke thȅnȅ se: ‘Fjala ndȅr sy ȅshtȅ hallall. Lerja Fiordȅs montazhin dhe ia ke lȅnȅ-besuar vetes.’); e veçantȅ pȅr elegancȅn dhe rezonancȅn e saj, le tȅ jetȅ pra e veçantȅ edhe mirȅnjohja me tȅ cilȅn meriton tȅ nderohet.

Sinqerisht, cili televzion, qoftȅ publik apo privat nuk do tȅ kishte denjuar pȅr tȅ nderuar njȅ kuadȅr tȅ tillȅ?

Tȅ nderosh njȅ kuadȅr tȅ tillȅ do tȅ thotȅ tȅ tregosh njȅ kulturȅ tȅ lartë dhe se kultura e nderimit të kuadrove të tilla është vetvetiu vetëdije kulturore, për të cilën jo rastësisht mirësia engjëllore e zemrës së saj Elena Gjika, i shkruante poetit të madh Jeronim De Radës, se duhej me çdo kusht t’i paraprinte vetëdijes shtetërore.

Pra, duke nderuar publikisht dhe me mirȅnjohje njȅ kuadȅr tȅ tillȅ, nȅ radhȅ tȅ parȅ Radio Televizioni i Kosovȅs do ta nderonte dhe do ta lartȅsonte veten e tij.

Tȅ nderosh njȅ montazhiere me njȅ pasion aq tȅ rrallȅ pȅr punȅn, don tȅ thotȅ tȅ çmosh, tȅ nderosh e tȅ lartȅsosh jo vetȅm njȅ punȅtore tȅ zellshme e shembullore, por gjithsesi edhe njȅ bashkatdhetare, e cila rrallȅ, shumȅ rrallȅ del nȅ ekran (si fjala vjen duke e qenȅ e ftuar nȅ emisionin Mirȅmȅngjes Kosovȅ), por e cila me pȅrkushtimin dhe adhurimin e saj pȅr punȅn dhe pȅr kulturȅn, pȅr çdo ditȅ e pȅrshȅndetȅ atdheun e saj, me shprehjen tashmȅ si njȅ ogur i bardhȅ: Mirȅmȅngjes Kosovȅ!

Tȅ nderosh ata qȅ me kontributin e tyre dhe me pȅrkushtimin e tyre lȅnȅ gjurmȅ tȅ pashlyeshme, qȅ me modestinȅ e tyre – nȅ mȅnyrȅ tȅ heshtur e dhënë kontributin e tyre në fushën e kulturȅs sȅ kombit tȅ vet, don tȅ thotȅ tȅ nderosh vetȅ breznitȅ orȅmira, nga të cilat gjithmonȅ ȅshtȅ çmuar lart e ȅshtȅ vlerȅsuar drejt, si besa e tȅ fortit ashtu edhe fjala e tȅ urtit e puna e tȅ zellshmit.

Është e vërtetë e pamohueshme se breznitë orëmira kanë shërbyer me përkushtim deri në flijim, sa për lirinë po aq edhe për kulturën, por pa kërkuar kurrënjëherë shpërblim.

Një popull ka një ideal sublim dhe arrin një përparim, pikërisht kur di të vlerësojë njerëzit e tij, pa ia kërkuar ata një gjë të tillë.

E thënë ndryshe, të meritosh me punën dhe me përkushtimin e veçantë një nga epitetet më të bukura të cilin jo rastësisht, këtu e njëqind e dyzet e tre vjet më parë Thimi Mitko vuri në sfondin e kulturës kombëtare shqiptare, pra të meritosh epitetin e Bletës Shqiptare, don të thotë ta bartësh me dinjitet dhe me krenari të ligjshme një emblemë ilire në sfondin e trashëgimisë sonë të pasur iliro-dardane.

Madje pikȅrisht duke parafrazuar doajenin e paharruar tȅ gazetarisȅ sonȅ, Ramiz Kelmendin, atë shprehjen e tij tȅ famshme me tȅ cilȅn ai zbuloi e nderoi sa e sa talente: Mbajeni mend kȅtȅ emȅr!

Ju lutem, nderojeni këtë emër: Fiorda Domi-Lokaj.

Odise Lokaj

Gjyshi dhe nipi çmallen së bashku nȅ kopshtin e shtȅpisȅ. Kopshti pȅrreth dhe hardhitȅ e rrushit në tȅ. Nȅ telat e kitarȅs luajnȅ qȅ tȅ dy. Njȅ melodi e shoqȅruar prej kujtimesh tȅ shumta, mbase edhe prej nostalgjisȅ. Gjithsesi, edhe prej krenarisȅ sȅ ligjshme. Gjyshi edhe nipi kthehen dhe rikthehen pȅr tȅ satȅn herȅ tek Itaka e tyre e dashur dhe e pȅrjetshme, kitara. Njȅ gjakim dhe njȅkohȅsisht njȅ pȅrkushtim. Njȅ dhunti e rrallȅ qȅ natyra ia ka falura sa gjyshit po aq edhe nipit: dashurinȅ pȅr muzikȅn, pȅr artin, pȅr kulturȅn. Gjyshi pȅrtȅrihet tek sheh nipin duke rendur gjurmȅve tȅ tij. Nipi krenohet tek ecȅn gjurmȅve tȅ gjyshit. Dhunti e brezave, krenari e tyre e ligjshme. Tradita familjare dhe tradita kombȅtare pȅr tȅ bukurȅn dhe tȅ madhȅrishmen, pȅr dritȅn dhe pȅr lirinȅ, mishȅrohen nȅ njȅra-tjetrȅn ashtu siç e thonȅ dhe vargjet e muzikȅs popullore, nȅ njȅ nga perlat e tyre: ‘Ç’kȅrkoi shqiptari ndȅr shekuj? Pak bukȅ, pak dritȅ dhe pak hekur. I erdhȅn njȅherȅsh te trija, qȅ ditȅn kur erdhi liria.’

Odise Lokaj, dhuntia për muzikën dhe dashuria për kitarën

Tre breza, tri prirje, njȅ ideal: Xha Ruzhdiu, Fiorda dhe Odiseu.

Dȅshmi se arti, muzika, kultura por gjithsesi edhe ndjenja e theksuar dhe e trashȅguar pȅr tȅ bukurȅn dhe tȅ madhȅrishmen, ȅshtȅ dhunti. Dhunti e falur me aq bujari nga vetȅ natyra. Dȅshmi e qartë se e breznive orȅmira ȅshtȅ ardhmȅria e njȅ kombi. Dȅshmi, se pikȅrisht kȅto brezni, një ditë – tek ecin ballȅlartȅ nȅ shtegun e dritȅs e tȅ dijes, do ta ngrejnȅ atdheun e tyre nȅ piadestalin ku e deshtȅn dhe e duan shpirtat e heronjve dhe tȅ dȅshmorȅve, qȅ u bȅnȅ fli pȅr tȅ.

4 korriku, një rrugëtim më shumë se 4 dekada, 4 kamera, Çeta e Luftëtarëve të Dritës dhe Mikrofoni i Engjëjve

Është thënë me të drejtë se fotografia e ndalë kohën, e shton kujtesën, regjistron ngjarje, shpalos vite. Të rrugëtosh me dritën e të gjakosh atë është dhunti, dhe jo më pak bekim. Të regjistrosh e të faktosh me syrin e kamerës për më shumë se katër dekada, të shënosh rrjedhën e kohës, të dëshmosh për të e të gjakosh e të trashëgosh dhunti të tilla të rralla, do të thotë të plotësosh misionin dhe të projektosh vizionin, të cilin koha të ngarkuar mbi supe.

Do të thotë të përjetësosh prirjet, por të fillosh të punosh pikërisht me 4 korrik, do të thotë njëlloj sikur të gëzosh të gjitha mirënjohjet, të gjitha privilegjet.

T’i takosh kështu, më shumë denjësisht se sa rastësisht një familjeje emblematike në një rrugëtim të tillë drite, të bëhesh kështu me krenarinë e ligjshme pjesë e pandashme e një konstelacioni blerues me syrin e kamerave, do të thotë jo vetëm ta shikosh me sy shqiponje të djeshmen, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi, por do të thotë mbi të gjitha të bëhesh pjesë e pandashme e një çete, e Çetës së Luftëtarëve të Dritës.

Në këtë çetë, ku babai dhe nëna, ku vëllai dhe motra, e regjistrojnë gjakimin për liri duke lënë dëshmi për histori, drita është lajtmotivi kryesor. Drita e lirisë dhe drita e diturisë. Pra, në këtë çetë, ashtu sikurse edhe në këtë familje, adhurimi për dritën, gjakimi për lirinë, dashuria për lulet dhe dhuntia për muzikën nuk janë rastësi.

Nuk është pra rastësi pse Fiorda ka një dhunti proverbiale si montazhiere. Duke i bashkuar, sa në mënyrë të hamronizuar po aq edhe të përsosur copëzat e mozaikut të emisioneve të kulturës, ajo dëshmon sërish se as dashuria për kultivimin e luleve, e madje as përkushtimi e kujdesi për to, nuk janë rastësi.

Ka diçka të veçantë në genin e një kombi që në mermerin e kulturës së tij, në gjakimin e vet krijues diti të shpalos vepra të papërsëritshme si fjala vjen, Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit.

Ka diçka të veçantë në dhuntinë dhe në gjakimin për të bukurën dhe të madhërishmen, që në përkushtimin proverbial vetvetiu nxjerr në sfondin e RTK-ës, një mikrofon që nuk e mbajnë duart, por engjëjt! Mbase i vetmi televizion në botë që e ka një privilegj të tillë, sepse vetëm copëzat e një mozaiku të tillë, renditur me aq shije dhe aq bukur, kanë nxjerrur në sfondin e papërsëritshëm një mikrofon të tillë: Mikrofonin e Ëngjëjve, prej të cilit, siç do të shprehej kompozitori i famshëm Hektor Berliozi, muzika e një zëri ngritet si një kështjellë në qiell…

E thënë ndryshe, ta kesh një punëtore shembullore si Fiordën e 4 korrikut, Fiordën e katër kamerave të Çetës së Luftëtarëve të Dritës, është njëlloj si ta kesh vetë Marigo Postjen në Festën e 28 Nëntorit. Pra, kërkesa është e kohës. Merita i takon Fiordës.

E ka nderuar në mënyrë publike dhe plotësisht të merituar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Le ta nderojë edhe medium publik i Radio Televizonit të Kosovës. Pse të mos e nderojë edhe kryemediumi i Republikës? Pra, e ka nderuar i huaji, pse të mos e nderojë edhe i veti?!

Gjithsesi, ta nderosh ate don të thotë të nderosh 70 vjet që shkruan 7 skenare e që përjetësuan aq shumë ngjarje, duke u bërë kështu pjesë e pandashme dhe e pandalshme e përpjekjeve shqiptare.

Sërish, kërkesa është e kohës.

Në sfondin e mermerit monumental të kulturës sonë kombëtare, në yllësinë e fjalës shqipe po rishfaqet një prej epiteteve më të bukura, të cilin jo rastësisht Thimi Mitko e nxori nga thellësia e shekujve. Pa dyshim, një emblemë në gjoksin e kohës. Një epitet nga më domethënësit, nga më të rrallit dhe nga më të merituarit, i cili ja, po rishfaqet sërish në memorien tonë historike, prej se e pa dritën në Aleksandri-në Egjipt, këtu e 143 vite më parë: Bleta Shqiptare.

Merita sërish është e Fiordës.

E gëzoftë, në jetë të jetëve, epitetin e madh që na fali Thimi Mitkua, në Motin e Madh 1878, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Një epitet, me të cilin breznitë orëmira në krenarinë e tyre të ligjshme, duke shprehur respektin më të thellë, falenderimin e pakursyer dhe mirënjohjen pa kufi, si për xha Ruzhdiun ashtu edhe për Çetën e Luftëtarëve të Dritës, po kërkojnë të nderojnë simotrën e tyre.

FIORDA DOMI-LOKAJ: BLETA SHQIPTARE E RADIO  TELEVIZIONIT TË KOSOVËS.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …