Brickos

2

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit, Mujë Krasniqi dhe 42 bashkëluftëtarëve të tij

Sot më 14 dhjetor mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 42 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Me këtë rast në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule. 23 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi  derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e madhe të dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa  u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, tetë ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime të larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …