Bajrush Xhemajli: Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur ta shesë Trepçës, bie ndesh me qëndrimet e Vetëvendosjes kundër privatizimit

Xhemajli: PDK e ka gati kandidatin për kryetar të Kosovës, do ta publikojmë kur të konkretizohet gara

Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka deklaruar se partia e tij e ka gati kandidatin për kryetar të Kosovës. Ai thotë se do të vendosin ta bëjnë publik atë në kohën kur të konkretizohet gara.  Xhemajli shtoi se do të ishte e shëndetshme për skenën politike në Kosovë që ky post të mbetej në radhët e PDK-së duke qenë se Hashim Thaçi ishte pjesë e partisë së tyre, pa qenë nevoja të shkohet në zgjedhje. Ai tutje ka thënë se “nuk është e drejtë prej Haradinajt pozita ku na ka vënë. Ka pasur detyra të rëndësishme dhe vetë ka dhënë dorëheqjen për t’iu përgjigjur Hagës. Nëse na kërkojnë votën ne e kemi kandidatin tonë dhe besoj se na takon. Në tryezë do shohim pozicionet e secilit”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …