Xhevahire Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet një figurë si Fatmir Limaj

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se Kuvendit të Kosovës i nevojitet një figurë me përvojë dhe autoritet, si Fatmir Limaj. “Nuk ka qëndrim të ri – NISMA konsideron që Kuvendit i duhet një figurë si e Limajt,”.  Izmaku theksoi se kreu i Kuvendit duhet të jetë një person që ka kontribuar në luftën për vendin dhe që përfaqëson unitetin politik dhe qytetar. “Duhet të jetë një figurë që njihet për unitet,” shtoi ajo. Kjo deklaratë vjen në kohën kur Kuvendi po përballet me dështime të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Fabrika e parë e municioneve në Jahoc pritet të prodhojë në fund të vitit 2026

Fabrika e parë e municioneve në Kosovë pritet të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me …