Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Në vend të zgjidhjes së ngërçit, po shtyhet agjenda jetike për qytetarët

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 24-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën një ngërç të krijuar artificialisht. “Sot do të duhej të ishim në seancë për ta shkarkuar bordin e ZRrE-së, për të adresuar një çështje me rëndësi për qytetarët,” tha Çitaku për media. Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeneçësi politike dhe përpjekje për të legjitimuar presionin ndaj deputetëve. “Nuk votohet me diktat. Kjo është një krizë e shkaktuar me vetëdije. I bëj thirrje të gjithëve për reflektim,” theksoi ajo. Çitaku paralajmëroi se zvarritja e konstituimit të Kuvendit po rrezikon funksionimin demokratik dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …