Këto pak fotografi do të mjaftonin për të dhënë ALARMIN, për t’u rënë këmbanave cep më cep, në një vend normal!! E këtillë është gjendja në gjithë territorin e Vitisë, në atë të Gjilanit, të Ferizajt dhe në territorin e gjithë Kosovës shqiptare!!
Nuk ka përroskë, nuk ka përrua e nuk ka lum në Republikën Shqiptare të Kosovës që nuk është tmerrësisht i ndotur nga plehrat dhe nga ujërat e zeza!! Hiç më e mirë nuk është gjendja në fusha, lendina e në male, madje edhe në ato male (bjeshkë) që janë shpallur park kombëtar!! Mjafton të shkoni deri në Prevallë dhe të shëtisni pak për t’u bindur për gjendjen alarmante të ndotjes me të gjitha llojet e mbeturinave që baglon njeriu ynë i toleruar gjerësisht nga shteti dhe organet e tij ligjzbatuese!!
Nuk e kuptoj ku e gjejnë atë fytyrë dhe atë moral për të kërkuar votën për t’i (keq)qeverisur komunat dhe për ta (keq)qeverisur Republikën këta maskarenj!! Po t’i shtohet kësaj ndotje edhe ndotja akustike që prodhojnë altoparlantët e minareve turko – arabe, pastaj ndotja e ajrit nga makinat, termoelktranat, etj. e kuptojmë sa e rënduar dhe e dhunuar është natyra dhe njeriu ynë…
Për këtë gjendje me pasoja katastrofale afatgjate për tokën, ujin, ajrin dhe njeriun tonë do të duhej të kishin përfunduar në burg shumë kryetarë komunash, kryeministra, ministra dhe zyrtarë tjerë përgjegjës… Por, jo! Në vend se të bëheshin banorë shumëvjeçarë të burgut, këta bëhen zhvatës të fondeve publike (paras publike), bëhen kryetarë komunash e qeveritarë dhe vazhdojnë të dëmtojnë, degradojnë e shkatërrojnë kushtet për jetë normale dhe të ardhmen tonë!! Brezit të ri i kanë lënë vetëm një rrugë (pa kthim): IKJEN NGA VENDI!! Kam besim që rinia shqiptare nuk do të marrë më rrugën e ikjes, por do të ndjek rrugën e qëndrimit në vatrën e saj dhe të përballjes me këtë klasë politike të paaftë, të korruptuar e të degjeneruar. Uroj që ky soj zyrtarësh e qeveritarësh (zuzarësh) të mbyten një ditë në plehrat dhe ujërat e zeza që po degradojnë tokën për të cilën u përpoqën, luftuan dhe ranë bijtë dhe bijat më të mira të këtij kombi! AMEN!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
