Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Gjini: SHEHOLLI DHE SHEHOLLËT

Popujt e vegjël, sidomos kur janë të copëtuar e të robëruar e kanë të vështirë (gati të pamundur) ta organizojnë, strukturojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre në përputhje me dëshirat dhe interesat e tyre. Ndër popujt e copëtuar e të robëruar ishte dhe pjesërisht është edhe populli shqiptar. Për dallim nga populli kurd, nga populli palestinez e nga popuj tjerë, që nuk ia dolën të krijonin shtetet e tyre, populli shqiptar ia doli ta themelojë, ndërtojë dhe zhvillojë shtetin e tij kombëtar në një të tretën e Shqipërisë. Dy të tretat (mbase më shumë) e tokave të Shqipërisë u pushtuan dhe copëtuan nga shtetet fqinje… Shteti shqiptar u bë i vetmi shtet në Evropë e më gjerë që ishte i rrethuar – kufizuar me tokat dhe popullin e tij të pushtuar!! Megjithatë, vetë ekzistenca e tij u bë shpresë dhe garanci për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Falë shtetit tonë kombëtar shpresa, ndjenja, motivi, përpjekja, qëndresa dhe lufta për liri e bashkim kombëtar nuk u shua asnjëherë në trojet e robëruara shqiptare. Pas gati një shekulli kombi shqiptar ia doli të fitojë edhe përkrahjen e botës Perëndimore për çlirimin edhe të një krahine të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës (pa viset e saj). Kjo ishte fitorja e dytë e madhe historike pas themelimit të shtetit kombëtar. Edhe pozita e popullit shqiptar në Maqedoninë tonë u përmirësua dukshëm me Luftën Çlirimtare të UÇK-së. Këto fitore të kombit shqiptar në fund të shek. XX dhe në fillim të shek. XXI i kanë shqetësuar dhe i kanë trembur armiqtë tanë dhe miqtë e tyre si rrallëherë më parë… Prandaj, të besosh se armiqtë e djeshëm e të sotëm janë pajtuar me këtë gjendje – pozitë të re të kombit shqiptar në Iliri (Ballkan) duhet të jesh naiv ose krejt i paditur. Pozita e sotme e kombit shqiptar dhe perspektiva e tij në Ballkan nuk pranohet lehtë nga popujt fqinj që mbajnë të pushtuara tokat tona…
Rasti i Fatmir Shehollit është vetëm maja e ajsbergut e projekteve dhe rrjeteve antishqiptare që organizohen dhe financohen nga shtetet shoviniste fqinje dhe nga miqtë e tyre. Kosova e lirë nuk ia doli të miratonte dhe zbatonte DREJTËSINË TRANZICIONALE për ta identifikuar dhe frenuar gjithë atë strukturë dhe gjithë atë rrjet kolaboracionist (jo pak kriminal) që kishte ngritur Jugoserbia pushtuese për gati një shekull, madje edhe më herët… Kjo strukturë dhe ky rrjet nuk ishte hiç më i vogël edhe në Maqedoninë tonë.
Mungesa e DRETËSISË TRANZICIONALE në Kosovën e çliruar (fatkeqësisht jo edhe të pavarësuar – shkëputur definitivisht nga ndikimi i Serbisë!) u ka lënë terren të lirë shehollëve për të vazhduar të pstrazuar dhe krejtë të lirë veprimtarinë e tyre kolaboracioniste dhe kriminale! Organet ligjzbatuese (me këto ligje që janë…) duhet të fuqizohen e të aftësohen – profesionalizohen, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e shtetit tonë kombëtar dhe me ato të aleatëve, për t’i luftuar, penguar dhe shkatërruar strukturat e ngritura dhe të financuara nga Serbia shoviniste dhe nga shtetet tjera kundërshtare dhe armike të lirisë së Kosovës shqiptare.
Ata që po fliten e përfliten si “miq” të shehollit e të shehollëve duhet të deklarohen për natyrën e marrëdhënieve të tyre me shehollët… Marrëdhënia e tyre me “shehollët” dhe me shërbime tjera armike të Kosovës duhet të hetohet nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë. Ky tashmë po dihet, por rrjeti i “shehollëve” në Kosovë është aktiv edhe në kostum politikani, edhe në kostum kleriku, edhe në kostume të profileve tjera! Vendet që mbyllin sytë (qoftë edhe njërin sy) para këtyre strukturave zgjohen me humbje të mëdha, vështirë të riparueshme!

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Bungu: LIVADHI I GJAKUT

Plot 28 vite që kur ky livadh u mbulua me gjak! U mbulua me gjak …