Ylber Hysa: Thaçi bisedoi me Presidentin Clinton nga një tendë e improvizuar për demilitarizimin e UÇK-së

Ish-diplomati Ylber Hysa ka rrëfyer një episod të rrallë nga paslufta duke treguar se Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Bill Clinton nga një tendë e improvizuar si pjesë e marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së Hysa tha se kjo ndodhi pas marrëveshjes së Kumanovës ku diplomacia amerikane dhe britanike ishin drejtpërdrejt të përfshira për të arritur një dakordim me përfaqësuesit e UÇK-së ai tregoi se në prani të James Rubin dhe vetë Hysës Thaçi pranoi të firmoste marrëveshjen pasi iu konfirmua se Clinton po e priste në linjë telefonike nëse nënshkruante megjithatë Thaçi vendosi një kusht simbolik që të nesërmen të bënte një ecje të përbashkët në rrugët e Prishtinës me diplomatin Rubin për të treguar bashkëpunimin me SHBA sipas Hysës biseda ndodhi në një ambient të improvizuar me linja telefonike ku Thaçi i tha presidentit Clinton se e ndërmori këtë veprim në emër të paqes dhe perspektivës për të ndërtuar partneritet ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …