leoni

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit, ku afër 30 për qind e tyre lidhen me procesin e punësimit në institucione publike. “Agjencia mund të lëshojë përgjigje në qoftë se një palë është e interesuar të informohet për diçka para se të marrë vendimin; mund të nxjerrim opinion në qoftë se kërkohet opinion dhe interpretim formal i ndonjë procesi, dhe mund të nxjerrim vendim. Vendimi nënkupton edhe mundësinë për ta anuluar një proces rekrutimi, një proces tenderimi. Ne kemi anuluar këtë vit më pak se 10, por nuk është numër shumë i vogël i procedurave të tenderimit, sepse janë lidhur kontrata me konflikt interesi, ku dikush që nuk ka pasur të drejtë të jetë qoftë në proces të verifikimit, qoftë e ka pasur të ndaluar pas mbarimit të mandatit të jetë përfitues i kontratave publike, është bërë përfitues dhe si i tillë ne kemi nxjerrë vendim për anulim të këtyre proceseve. Kemi fuqi ekzekutive në këtë aspekt dhe vendimet tona janë të zbatueshme direkt në aspektin administrativ, dhe ato mund të sfidohen vetëm para gjykatës kompetente” ka thenë për Ekonomia Online, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

PSRK ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor …