Albert Prenkaj: “Përfaqësimi i Kosovës nga deputeti Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit është shterp

Duke folur për Samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë do të mbahet në Londër më 22 tetor, diplomati i karrieres, Albert Prenkaj ka vlerësuar se përfaqësimi i vendit tonë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të jetë shterpë. Ai ka sqaruar më tutje se “Përfaqësimi i Kosovës nga kryeministri në detyrë është takim shterp duke ditur se vendimi i Gjykatës Supreme e trajton pozicionin e kryeministrit si pozita të paligjshme meqenëse të gjithë këta ministra apo shumica e tyre bashkë me kryeministrin janë deputetë. Sipas ligjit që është votuar nga legjislatura e kaluar, e udhëhequr nga VV-ja nuk mund të mbahen dy poste publike”. Gjatë intervistës për InfoMagazina, diplomati i karrieres, Albert Prenkaj “Përfaqësimi i Kosovës nga deputeti Kurti është shterp. Nuk e di çfarë përgjegjësish mund të marrë ai dhe çfarë përgjegjësish mund t’i jepen në këtë drejtim dhe dyshoj se qeveritë e tjera nuk do t’i marrin parasysh çfarëdo përgjegjësie që do të mund të merr dikush që nuk është kryeministër fuqiplotë”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …