Ymer Fejzullahu

Ymer Fejzullahu: Marrëveshja që Kosova e Serbia kanë arritur për energjinë në katër komunat veriore nuk është më e mira

Kryetari i të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka thënë se marrëveshja që Kosova e Serbia kanë arritur për çështjen e energjisë në katër komunat veriore të Kosovës nuk është më e mira e mundshme. Sipas tij, si anë pozitive e kësaj marrëveshje mund të shihet se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut- KOSTT, do të ketë qasje në asetet e veta në veri të Mitrovicës dhe se buxheti s’do të pësojë humbje nga mos pagesa e energjisë. “Duhet të themi se nuk është më e mira e mundshme. Do të ishte më mirë që një produkt, si energjia, të paguhej nga të gjithë qytetarët… ka pasur pengesa politike e strukturat paralele. Edhe atëherë edhe tani ka pas pengesa, por me optimizëm tash e tutje s’do të kemi humbje nga ana e KOSTT-it për shkak të shfrytëzimit të aseteve nga Serbia e s’do të ketë humbje të buxhetit”, ka thënë Fejzullahu. Ai ka deklaruar se licenca për “Elektroseverin”, e lëshuar të premten, ka disa specifika, shkaku i marrëveshjes. “Parimisht ‘Elektroseveri’ s’do të duhej të ishte, meqenëse merret veç me furnizim, të kishte barrën shtesë të aktiviteteve të mirëmbajtjes. KEDS-i, si i licencuar për aktivitete të OSHC-së, do të ishte më mirë të kryente edhe në veri”, ka thënë Ymer Fejzullahu.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …