Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Ymeri: Mbrojtja që po ja bën Presidenca dhe Qeveria ambasadorit Berishaj tregon se ka ndërlidhje mes tyre

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka vlerësuar se mbrojtja që po ja bën Presidenca dhe Qeveria ambasadorit Berishaj tregon se ka ndërlidhje mes tyre. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova nuk duhet të ketë ambasador që dyshohet për afera të tilla dhe sipas tij, kjo është e papranueshme dhe problematike. “A ka ndërlidhje në mes të kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Martin në këtë aferë ajo mbetet të shihet, po ndërlidhja ekziston, kjo mbrojtja që po i bën Qeveria dhe Presidenca, ambasadorit përkundër këtyre fakteve që po dalin mendoj që është jashtëzakonisht problematike dhe absolutisht e papranueshme, ne nuk mund ta kemi një ambasadorë, i cili dyshohet për afera të tilla, nuk po them që është fajtor atë në fund do ta vendosë gjykata, por vetëm dyshimi e bën atë jo të përshtatshëm për të qenë ambasador përfaqësues i Republikës së Kosovës, po ashtu po del që zoti Berishaj edhe në kohën sa ka qenë ambasador i Republikës së Kosovës është marrë edhe me tërheqjen e parave nga kjo kompani e është marrë edhe me transaksione energjetike, tash si mund ta kemi një ambasador, përfaqësues të Republikës së Kosovës, i cili njëkohësisht edhe tregton me energji, pra bën biznes” ka thënë mes tjerash ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …