Brickos

Visar Ymeri

Ymeri: Mosndëshkimi i Serbisë për krime lufte po i rrënon dinjitetin viktimave dhe familjeve të tyre

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur skandaloz vendimin e Tribunalit të Hagës, i cili e ka shpallur të pafajshëm ultra-fashistin serb Vojisllav Sheshel. Ky, është vendimi më skandaloz i këtij Tribunali. Të shpallet ultra-fashisti Sheshel i pafajshëm për krimet e kryera nga forcat militare e paramilitare të Serbisë në Kosovë, Bosnje e Kroaci, është krim në vete, dhe nuk ka asgjë të bëjë me drejtësinë. Kështu fashistëve në Serbi, të cilët janë në pushtet, po u dërgohet një sinjal tjetër: jo i domosdoshmërisë për denazifikim e dekriminalizim, por i hapësirës për intensifikim të kërkesave e veprimeve të tyre shoveniste e hegjemone. Ky mosndëshkim i shtetit të Serbisë po i rrënon dinjitetin për çdo ditë viktimave të shumta dhe familjeve të tyre. Nga Zagrebi, në Sarajevë e Prishtinë sot njerëzit ndihen të dhunuar rishtazi”, ka shkruar Ymeri në profilin e vet në “Facebook”. Sipas tij, mosndëshkimi i kriminelëve të luftës nga Serbia është pranim i krimit të luftës. “Tash nga buzëqeshja kriminale e Sheshelit dhe nga vendimi i neveritshëm i Tribunalit ndërkombëtar. Është e padrejtë të quhet drejtësi ndërkombëtare. Ky pranim është nxitje e Serbisë për luftëra të reja në Ballkan”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …