Vetëvendosje konsideron se vendit i duhen
ndryshime rrënjësore në jetën politike dhe ekonomike. Në një tryezë të
organizuar nga ky subjekt politik, ku ishin të ftuar edhe pjesëtarë të shoqërisë
civile, kryetari Visar Ymeri në fjalën e tij tha se Qeveria Mustafa po e
rrezikon rendin kushtetues dhe për këtë duhet të jep llogari. “Kemi një situatë
ku kryeministri dhe zëvendësi i tij e kanë rrezikuar rendin kushtetues të
vendit dhe si të tillë pretendojnë të qëndrojnë në krye të Qeverisë”, theksoi
Ymeri. Duke vlerësuar se Qeveria aktuale ka mbështetjen më të ulët të
qytetarëve, Ymeri u shpreh se zgjidhja e vetme është që vendi të shkojë në
zgjedhje që në muajt e parë të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
