Zaev: Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie pozitive, konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet

Zaev: Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie pozitive, konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka arritur në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Haradinaj. Pas takimit, Zaev se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur. “Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet”, ka thënë Zaev pas takimit me kryeministrin Haradinaj.  Ai ka bërë me dije se gjatë ditës do të takojë edhe kryekuvendarin, Kadri Veseli,  kryetarin e  Kosovës,  Hashim Thaçi, si liderë të dy vendeve që nuk kanë çështje të hapura. Jemi këtu për të shkuar një hap para në mënyrë që të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar mes tjerash, Zoran Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …