leoni

ZBGj në Malishevë organizon tryezë me temën: Bashkëpunimi dhe koordinimi në projekte të përbashkëta me OJQ-të dhe grupin e grave asambliste

Zyrtarja për Barazi Gjinore për Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, organizoi tryezë me temën: Bashkëpunimi dhe koordinimi në projekte të përbashkëta me grupin e grave asambliste dhe OJQ-ve. Qëllimi i takimit ishte realizimi i aktiviteteve të përbashkëta, si dhe vazhdimësia e punës, mes Zyrën për Barazi Gjinore, grave asambliste komunale dhe OJQ-ve që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Komunës së Malishevës. Takimin e përshëndeti në emër të institucionit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, duke i dhënë mbështetje Zyrës për Barazi Gjinore për projektet në realizim që ofron me OJQ-të dhe grupin e grave asambliste.

Tryezën nga afër e përcjelli edhe përfaqësuesi i OSBE-së, Islam Salihu.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …