Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se Turqia është një partner i rëndësishëm për Rusinë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, tha se Turqia është një partner i rëndësishëm për Rusinë

Turqia padyshim është një vend mik për ne. Ajo  është një partner shumë i rëndësishëm për ne në aspektin e politikës ndërkombëtare, çështjeve politike, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik”, tha zëdhënësi i Kremlinit,  Dimitri Peskov në një intervistë për gazetën “Izvestia”. Duke shtuar se ka dallime mendimesh me Turqinë, veçanërisht për Ukrainën, Peskov tha: “Ne kemi dallime mendimesh për çështje të ndryshme, për Ukrainën në përgjithësi. Ne nuk pajtohemi me qasjen e saj  për çështjen e Ukrainës, por ne vazhdojmë me durim të t’ua përcjellim argumentet tona dhe atë për të cilën jemi të sigurt, për të cilat jemi të bindur, partnerëve tanë turq. Turqia nuk mori pjesë në sanksionet e paligjshme kundër Rusisë dhe zhvillon politikën e saj sovrane të pavarur. Rusia dhe Turqia kanë potencial të madh në bashkëpunim për çështjet politike dhe ekonomike”, tha Peskov. Ai tha se këto dy shtete i  zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe mbi parimet e respektit dhe interesit reciprok. (Anadolu Shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …