Milorad Dodik: Kryetari i Turqisë, Erdoğan, është një lider dhe burrështetas i madh, ai na ndihmon të gjithëve në Bosnje

Milorad Dodik: Kryetari i Turqisë, Erdoğan, është një lider dhe burrështetas i madh, ai na ndihmon të gjithëve në Bosnje

Kryetari i Turqisë  Rexhep Tajip Erdoğan, është një lider dhe burrështetas i madh që erdhi në Bosnje e Hercegovinë me një paketë ndihmash pa kushte politike, tha sot në Sarajevë Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së vendit. Dodik tha në një konferencë të përbashkët me presidentin turk Erdoğan, kryetarin e presidencës së, Shefik Xhaferoviq dhe anëtarin e Presidencës, Zheljko Komshiq, se vizita e presidentit Erdoğan është një nga më të rëndësishmet për Bosnje-Hercegovinë. “Kjo është një nga vizitat e rëndësishme që shënohet nga koha dhe i jep shtysë zgjidhjes së problemit. Kjo është një gjë e rëndësishme për kartat e identitetit, ne e mbështesim atë. Njësoj si një sërë çështjesh të tjera nga zhvillimi i zonave industriale deri te formimi i një ekipi të përbashkët të posaçëm, pra grupi i punës mes dy vendeve për t’u marrë me energjinë, që sot po bëhet një nga temat më të rëndësishme në botën moderne”, tha Dodik. “Unë e shoh atë si një lider dhe burrështetas të madh. Qëndrimi i tij ndaj nesh në Bosnje është një qëndrim emocionesh dhe simpatie. Prova më e mirë është pikërisht presidenti Erdoğan, i cili vjen këtu me një paketë ndihme në Bosnje pa vënë asnjë kusht politik. Kjo është diçka që mund të jetë shembull për shumë të tjerë, veçanërisht ata nga Perëndimi që vijnë këtu pak të zemëruar, për të na dhënë mësime se si ta organizojmë shoqërinë tonë dhe të na lënë një rrëmujë që duhet ta rregullojmë për shumë vite. Ai pragmatizëm që shohim këtu na ndihmon shumë dhe dua t’ju falënderoj”, theksoi Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …