Zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiq thotë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiq thotë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të intensifikohet. Kocijançiç ka theksuar se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Ajo ka konfirmuar se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiq. Takimi i fundit Thaçi-Vuçiq është mbajtur në fund të muajit të kaluar

Kontrolloni gjithashtu

Inflacioni rëndon familjet në Kosovë, çmimet në shtator u rritën për 7.8 për qind

Kosova po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare …