Peter Stano

Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk i ka komentuar gjashtë kushtet qё i paraqiti, kryeministri, Albin Kurti pёr formimin e Asociacionit

Zëdhёnёsi i BE, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti njё ditё mё parё pёr formimin e Asociacionit. Nё kёtё rrafsh ai vetёm tёrhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë. “Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE-ja i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano nё njё pёrgjigje me shkrim për RTK. Ai ka konfirmar se qëndrimi i Brukselit nё lidhje me formimin e Asociacionit tё komunave mё shumicё serbe nё Kosovё mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti ёshtё përsëritur disa herё edhe publikisht. Peter Stano gjithashtu rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …