Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Ekziston një Grup i Tiranës, që dikton politikat e Vetëvendosjes në Qeverinë e Kosovës

Grupi i Tiranës në Vetëvendosje ka për qëllim të krijojë politika anti-amerikane dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’i hetojnë, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.   Grupi i Tiranës që ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane. Ideologët e Vetëvendosjes po bëjnë luftë hibride dhe paraqesin shtyllat identitare të programit qeveritar dhe ua shkruajnë fjalimet e të gjithë grupit parlamentar të Vetëvendosjes Ato fjalime e mesazhe politike ndaj aleatëve të Kosovës. Po ti dëgjosh ata, Amerika është e shitur. I kërkoj institucioneve të vendit që të bëjnë verifikimin, pasi misioni i tyre është që të prishen marrëdhëniet me partnerin tonë kryesor. Unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë, për të cilën jam kritikuar nga eksponentë të pushtetit, por jam kundër këtij grupi brenda Vetëvendosjes ka thënë, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …