Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta shndërroj Kosovën në nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, ka thënë se marrëveshja ekonomike  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar me 4 shtator në Uashington, do t’i sjellë përftime Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Njëra nga pikat e marrëveshjes është edhe ajo për trafikun hekurudhor Prishtinë-Merdare dhe ajo Nish-Prishtinë. Zeka thekson se shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Detin Adriatik, do të ndihmojë që Kosova të shndërrohet në një nyje lidhës me shtetet e Ballkanit, por edhe për rajonin. Ai ka thënë se investimi në këto projekte strategjike infrastrukturore do të ketë efekte zingjirore në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi Sipas tij, kjo është e rëndësishme që ndërmarrjet të kenë mundësi për qasje në financa, për të investuar edhe në projekte tjera, e të cilat nuk janë specifikuar në marrëveshje. /EO/

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …