Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se qyteti i Bakhmut pothuajse është shkatërruar tërësisht. Pyetjes se nëse ky qytet është ende nën kontrollin e forcave ukrainase, ai i është përgjegjur se mendon se më nuk kanë kontroll mbi këtë qytet. “Mendoj që nuk është. Është vetëm në zemrat tona. Kjo është tragjedi”, ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Deklara e tij vjen pas njoftimit të Moskës zyrtare se forcat ruse kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin e Bakhmutit dhe se kanë detyruar forcat ukrainase të largohen edhe nga ajo pjesë e qytetit ku po bënin rezistencë. Betja për këtë qytet, ka qenë nga më të përgjakshmet dhe me luftime intensive për rreth 15 muaj.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …