Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime drejt për drejt me kryetarin rus, Vladimir Putin

Zelenskij: Vetëm një takim ballë për ballë me kryetarin Putin mund t’i japë fund luftës, pasi ne pranojmë neutralitetin dhe kompromiset

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para një radhe tjetër të planifikuar të bisedimeve  me Rusinë është cituar të ketë deklaruar se Ukraina mund të deklarojë neutralitet, potencialisht të pranojë një kompromis për zonat e kontestuara në lindje të vendit dhe t’i ofrojë garanci sigurie Rusisë për të siguruar paqen “pa vonesë. Ai saktësoi  se vetëm një takim ballë për ballë me liderin rus mund t’i japë fund luftës. Derisa la të kuptohet për lëshime të mundshme, Zelensky theksoi gjithashtu se prioritet i Ukrainës është sigurimi i sovranitetit dhe “integritetit territorial” të saj dhe parandalimi i Rusisë nga ndarja e vendit – diçka për të cilën Ukraina dhe Perëndimi thonë se tani mund të jetë qëllimi i Moskës. “Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jobërthamor i shtetit tonë – ne jemi gati të shkojmë me këtë”, tha Zelensky në një intervistë me mediat e pavarura ruse. Ky qëndrim mund të krijojë një moment të ri për rifillimin e bisedimeve të paralajmruara për ditën e sotme. Rusia ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të heqë çdo shpresë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të NATO-s, të cilën Moska e sheh si një kërcënim.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …