Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj qorton Albin Kurtin duke i thënë se nuk është koha tash të merret me çështjen e veteranëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha tash që kryeministri Albin Kurti të merret me çështjen e veteranëve. Ai në RTK ka thënë se tani do të duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura. Nuk është koha të merret me veteranët. Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe një herë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, tha Haradinaj, duke pyetur se kush është më veteran lufte, unë apo Kurti.  Ishte kjo përgjigje e Haradinajt në një intervistë  të Albin Kurtit në Radiotelevizionin e Kosovës ku ai ka folur për veteranët e luftës në Kosovë dhe ka thënë se nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, nuk mund të jenë 60 mijë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …