Ridvan Berisha

Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha është suspenduar nga televizioni publik, RTK për gjashtë muaj

Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha është suspenduar nga televizioni publik, RTK për gjashtë muaj. Duke njoftuar për këtë, Berisha ka shkruar në llogarinë e vet se është me fat që është gjallë, ndërsa i akuzoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kishin organizuar sulme sistematike kundër tij për më shumë se dhjetë vjet. Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndërmarrë sulme sistematike kundër meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat! Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga përfaqësuesit e Kurtit dhe te ambasadës britanike, sot ne krye te RTK-së. Janë ata të cilët  shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku është  i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin për drejtor te RTK-së. Nese ka pak drejtësi, do te mbetet opsioni shtegdales per përballje, tha Ridvan Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …