Zeljko Komsic: Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por kjo çështje ka marrë fund, ajo është shtet i pavarur

Zeljko Komsic: Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por kjo çështje ka marrë fund, ajo është shtet i pavarur

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic ka thënë se Millorad Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por sipas tij kjo çështje ka marrë fund. Ai shton se anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës, Millorad Dodik më parë e pranoi gjenocidin në Srebrenicë dhe më pas ndryshoi tregimin. I pyetur se a po përgatitet Bosnja ta njohë Kosovën, Komsic në një intervistë për Deutsche Welle shprehet se nuk  ka një marrëveshje të tillë në nivelin e Presidencës dhe se siç tha ai “kjo nuk është një gjë e panjohur”. Dodik kundërshton fuqishëm këtë, megjithëse – nëse do të jeni realist dhe pragmatik – Kosova është një shtet. E kryer. Ky është fundi i tregimit. Ne thjesht po presim që Beogradi ta pranojë atë fakt, ta pranojë dhe atëherë gjërat do të jenë më të lehta. Tani jemi dëshmitarë të  protestave. Pandemia e koronës u përdorë për një lloj rebelimi dhe thuhej se ishte një protestë kundër futjes së shtetrrethimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …