Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka kërkuar që muri-ndarës në Mitrovicë, i ndërtuar në fillim të pjesës veriore, të rrënohet menjëherë. Përveç urës mos të ketë asgjë dhe të ketë lëvizje të lirë u shprej ai. Mungesa e informatave për këto zhvillime, ka qenë një çështje tjetër që ngriti, Zenun Pajaziti, i cili thotë të ketë qenë i befasuar kur ka parë se çka ka ndodhur. Për ndërtimin e këtij muri, ai kërkoi përgjigje nga kryeministri Mustafa dhe ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri nëse kanë qenë në dijeni. Pajaziti ka thënë se BE-ja nganjëherë po e keqpërdor besimin tonë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
