Zëvendës-guvernatori, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës

Zëvendës-guvernatori, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës

Zëvendës-guvernatori i deritanishëm, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës. Gazeta “Epoka e re” nga burimet e saj ka marrë vesh se ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Bordit të BQK-së. “Fehmi Mehmeti do të jetë ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e bordit. Shumica e anëtareve të Bordit të BQK-së përkrahën z. Mehmeti”, ka thënë një burim i gazetës brenda BQK-së. Bedri Hamza ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës pas emërimit në postin e ministrit të Financave në Qeverinë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …