Zëvendës-kryetarja e ITTF vjen në Kosovë

Zëvendës-kryetarja e ITTF vjen në Kosovë

Zv.Presidentja e Federatës Botërore të Pingpongut – ITTF znj.Petra Sörling do të arrijë të premten në Prishtinë ku do të jetë pjesë e disa aktivieteve të organizuara nga Federata e PingPongut e Kosovës. Kastriot Orana njoftoi se kjo është hera e parë që kemi vizitë të nivelit kaq të lartë nga Federata Botërore, ku zv.Presidentja e ITTF-it do të vizitojë Kosovën me rastin e turneut të pingpongut “Dita e Pavarësisë – 17 Shkurti”.

“Të premten do të kemi disa delegacione të nivelit të lartë në Kosovë, ndër to është edhe zv.Presidentja e ITTF-it, suedezja znj.Petra Sorling. Kjo është hera e parë që në Kosovë kemi për vizitë zyrtarë të nivelit kaq të larte nga federata Botërore” u shpreh Orana.

Tutje njoftoi për agjendën dhe aktivitetet e organizuara me rastin e vizitës se delegacioneve.

“Me rastin e turneut “Dita e Pavarësisë – 17 Shkurti” në Kosovë do të kei musfir nga ITTF, ETTU, MTTU dhe nga federatat e rajonit. Krerët e federative do të ndjekin nga afër punimet ne Kuvendin e Rregullit të FPPKsë, i cili do të mbahet të shtunen, kurse në mbremje do të na nderojnë me pjesëmarrje në ceremoninë Laureatët e vitit 2019, ku FPPK do të shpallë më të mirët e vitit qe lam pas” njoftoi Kastriot Orana

Të hënën do të mbahet turneu “Dita e Pavarësisë – 17 shkurti” i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit duke fillura nga ora 10:00.

Kjo është hera e parë që Kosovën viziton një personalitet kaq i lartë nga Federata Boterore e Pingpongut.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …