Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Republika e Maqedonisë. Ai ka marrë pjesë në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe atë me Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Siç njofton MPJ, takimi kryesor në mes të ministrave të jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet nesër, ku ministri Pacolli do t’i adresohet me një fjalim. Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003, e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, statusin e fundit e mban edhe Kosova. Që nga themelimi i saj  (A5), ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …