Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë,  Annu Prattipati

 

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Annu Prattipati. Në njoftim thuhet se në këtë takim, ai pranoi urimet nga znj. Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku pas fjalimit të Ramës për Specialen: I jashtëzakonshëm, sytë e botës ishin në Washington

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit …