Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Republika e Çekisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Republika e Çekisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga zëvendësministri i ri dhe Drejtor i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Republikës së Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, ministri Pacolli i ka vlerësuar lartë raportet ndërmjet dy shteteve, si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit, për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit  të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi. Në këtë takim, delegacioni çek ka njoftuar po ashtu se së shpejti, Republika e Çekisë do të emërojë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …