Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thotë se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e politikës së jashtme të Beogradit

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj: UNMIK nuk ka funksionalitet, është koha të tërhiqet nga Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon insistimin se është koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova. Në një postim në Twitter, Hoxhaj deklaroi se mandati i UNMIK-ut është kryer para 10 vitesh. Ai tha se që nga atëherë, ky mision është kthyer në një barrë financiare për Kombet e Bashkuara. Më tej, Hoxhaj tha se UNMIKU nuk ka më as objektiva, as funksionalitet dhe as detyra, prandaj është koha që të mbyllet. “UNMIK ka përfunduar mandatin e saj (SC/RES/1244) një dekadë më parë. Që atëherë ajo është bërë një barrë financiare për OKB. UNMIK-u nuk ka më qëllim, nuk ka funksionalitet apo detyrë! Është koha ta mbyllim atë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …