Zëvendëskryeministri Kuçi: Kushtetuta sublimon vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Zëvendëskryeministri Kuçi: Kushtetuta sublimon vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Kushtetutës. Kuçi, i cili është kryetar i Komisionit Kushtetues, kujtoi punën që është bërë në plotësimin e vullnetit të qytetarëve, por edhe obligimeve ndërkombëtare që kishte Kosova pas shpalljes së shtetësisë.“Për të gjitha këto sfidime, që kanë shkuar edhe institucionet njëra me tjetrën edhe me qytetarët në Gjykatën Kushtetuese, na ka gëzuar një fakt, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë krijuar mentalitet që të zbatohet çdo vendim i kësaj Gjykate. Dhe e dyta, nuk ka individ sot, edhe pozitë edhe opozitë, edhe ata që në fillim e kanë dashur më pak Kushtetutën, që nuk referojnë veprimet e tyre në Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo na gëzon”, ka theksuar ndër të tjera zëvendëskryeministri Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …