Zëvendësministri Dukolli vizitoi SHSKUK

Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka vizituar Shërbimin Spitalorë Klinik Universitarë të Kosovës (SHSKUK), respektivisht Klinikën e Onkologjisë, Radiologjisë dhe Klinikën e Mjekësisë Nukleare. Nga aty, zv/ministri Dukolli dhe anëtarët tjerë të këtij këshilli, u njohën  nga afër me vlerësimin e riskut të vendit të punës, sistemin e masave preventive dhe veprimet e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë për punëtorët e sektorit publik të këtyre klinikave. Në fillim zv/ministri Dukolli është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së Basri Sejdiu lidhur me informimin e detajizuar nga respektimi i të drejtave të punëtorëve, kontratat e punës, sigurinë dhe shëndetin e tyre me ç’rast mori mbështetjen e plotë nga Sejdiu për koordinimin e mirëfilltë të bashkëpunimit në mes institucioneve relevante edhe në të ardhmen. Dukolli në vazhdim ka njoftuar pjesëmarrësit e takimit se tanimë këshilli ka një plan dy vjeçar të punës dhe në kuadër të saj përveç angazhimeve tjera, kemi paraparë edhe vizita në ambientet e punës qoftë në sektorin privat por edhe në sektorin publik. “Siguria dhe shëndeti në punë përveç që është obligim ligjor që duhet përmbushur nga punëdhënësit por edhe nga punëtorët, përtej saj është edhe brengë e secilit nga ne, andaj të gjithë ne duhet të angazhohemi që punëtorëve tanë tu krijojmë ambiente të sigurt dhe të shëndetshëm në vendet tona të punës”. Roli i jonë është rekomandues për qeverinë dhe në këtë drejtim, shtoj Dukolli, anëtarët e këshillit po e bëjnë punën e tyre. “Me këtë rast ne sot ndodhemi këtu në klinikat tuaja për të parë së afërmi kushtet ku punojnë punëtorët, ambientet, pajisjet mbrojtëse, sistemin e ajrimit dhe ventilimit, bartja e dozimetrit e çështje të tjera të ndërlidhura me shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në këto klinika”, ka thënë ndër tjerash zv/ministri Dukolli. Në takime të ndara dhe vizita të veçanta, këshilli është pritur edhe nga Drejtori i Klinikës së Onkologjisë z. Ekrem Hyseni, nga z. Fakir Spahiu, Specialist i Mjekësisë Nukleare dhe Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë znj. Serbeze Kabashi të cilët njoftuan për kushtet e punës, ambientet, pajisjet mbrojtëse e çështje tjera. Këshilli u nda i kënaqur dhe i informuar mirë nga personeli shëndetësor dhe falënderoj drejtuesit e SHSKUK për mundësin e ofruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …