Zëvendësministri i Bujqësisë Bajram Kryeziu dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Arbër Tolaj kanë vizituar komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka mirëpritur Zëvendësministrin e Bujqësisë Bajram Kryeziu dhe Deputetin e Kuvendit të Kosovës Arbër Tolaj, iniciativën e të cilëve e ka përshëndetur për të vizituar komunën e Junik, komunë kjo me potenciale të mëdha në fushën e bujqësisë si një nga prioritetet kyçe të qeverisjes komunale për zhvillim, pasi që territori i Junikut ofron mbi 2400 hektar tokë pjellore dhe karakterizohet me klimë të përshtatshme dhe ujë të mjaftueshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore. Zv.ministri Kastrati dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës Tolaj kanë shprehur gatishmërinë për përkrahje të komunave me potenciale për zhvillimin e bujqësisë dhe degëve respektive siç është komuna e Junikut, komunë me të gjitha karakteristikat për zhvillimin e agro-turizmit/turizmit rural. Kryetari Kuçi dhe Zv.ministri Kastrati u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në mbështetje dhe fuqizim të fermerëve dhe krijimin e infrastrukturës për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …