ZËVENDËSMINISTRI I INFRASTRUKTURËS REXHEP KADRIU, TAKOI MINISTRIN E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE DETARE TË MALIT TË ZI, OSMAN NURKOVIÇ

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj dhe ambasadori ynë në Mal të Zi, Skender Durmishi, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Transporti modern rrugor dhe logjistika e biznesit”, që po mbahet në Mal të Zi, me ç’rast kanë takuar Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviç. Zëvendësministri Kadriu, në emër të ministrit Pal Lekaj, e ka ftuar ministrin Osman Nurkoviç që ta vizitojë Kosovën, për të biseduar për temat që i preokupojnë të dyja vendet në sektorin e infrastrukturës. Ndërkaq Kadriu ka njoftuar se Nurkoviç, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy ministrive respektive. Këtë e ka bërë të ditur vet zëvendësministri Kadriu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …